Sulmuesi i krahut, Jasir Asani, ka shkëlqyer të martën në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Në fitoren e skuadrës jugkoreane Gwangju ndaj asaj japoneze, Yokohama, Asani i shënoi tri gola dhe bëri një asistim. Gwangju fitoi 7:3 në ndeshjen e xhiros së parë të fazës grupore.
Asani shënoi që në minutën e dytë me goditje nga distanca. Gol tjetër realizoi në minutën e 55-të, kurse tregolëshin e kompletoi në minutat shtesë.
Asani ka pasur telashe te skuadra nga Korea e Jugut, derisa te Shqipëria është prej lojtarëve kryesorë.
Gwangju është skuadër debutuese në Championsin e Azisë./koha.net/