Atifete Jahjaga viziton Universitetin “Fehmi Agani”

Ish presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, bashkë me ekipin e saj të fondacionit Jahjaga Foundation, qëndruan për vizitë në Universitetin e Gjakovës,”Fehmi Agani”. Ajo tregoi se me ftesë të rektorit Artan Nimani kanë ardhur të njoftohen me punën  e profesorëve dhe studentëve në mënyrë që të krijojnë urë bashkëpunimi mes tyre dhe organizatës që ajo drejton.

Rektori Artan Nimani tha se ndihet I nderuar me vizitën e zonjës Jahjaga, si dhe na njoftoi më tepër rreth takimit të sotëm

Si rezultat nga takimi pritet që Universiteti “Fehmi Agani” dhe Fondacioni Jahjaga të finalizojnë një marrëveshje nga e cila do të mund të përfitojnë studentët e këtij Universiteti.

Read Previous

Osmani nderon shoqatën “Thirrjet e Nënave”

Read Next

Muzika mund të përmirësojë në mënyrë dramatike jetën