ATK-ja u bën thirrje taksive të pajisjen me sisteme fiskale

Administrata Tatimore e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë atyre që zhvillojnë aktivitetin e taksive, që të pajisjen me sisteme fiskale të veçanta për TAXI. 

ATK-ja ka shtuar se të gjithë që ofrojnë shërbime të taksive me pasagjerë duhet të pajisen me sistemet fiskale të caktuara. 

“Administrata Tatimore e Kosovës tanimë ka certifikuar model të Sistemit Fiskal për sektorë të veçantë TAXI, kështu që personat të cilët zhvillojnë aktivitet të taksive tani mund të pajisen me Sistem Fiskal të veçantë për TAXI. Kërkojmë nga të gjithë tatimpaguesit të cilët ushtrojnë veprimtarinë TAXI, pra ofrojnë shërbime taksi për pasagjerë, që të fiskalizohen sa më parë me Sistem Fiskal të veçantë për TAXI, ashtu siç kërkohet me legjislacionin në fuqi, si dhe Kërkesat Specifike Teknike dhe Funksionale për Pajisjet Elektronike Fiskale/Sistemet Fiskale (PEF/SF).  Për t’u fiskalizuar me Sistem Fiskal të veçantë për TAXI është e nevojshme që të kontaktohen Operatorët Ekonomik të cilët kanë të certifikuar modele të Sistemit Fiskal për sektorë të veçantë TAXI”, ka shkruar ATK në Facebook. 

ATK-ja ka thënë se aktivitetet e saja do të përqëndrohen te ata që ushtrojnë shërbimet e taksive, por që nuk janë pajisur me sisteme fiskale, por edhe ata që janë pajisur me sisteme fiskale, por nuk lëshojnë kuponë fiskalë./Koha.net

Read Previous

Shqipëri: Inflacioni bazë në nivelin me të ulët prej vitit 2021

Read Next

Kurti pret në takim ministrin e Brendshëm izraelit