Për shtatë muaj ATK-ja ka arkëtuar mbi 435 milionë euro

Administrata Tatimore e Kosovës, përmes një komunikate ka njoftuar se, për shtatë muaj ka mbledhur 435.9 milionë euro të hyra.

Sipas ATK-së, këto të hyra e kanë kaluar planin e paraparë për 31.1 milionë euro.

“Të hyrat e përgjithshme nga tatimet për shtatë muaj të këtij viti janë realizuar në vlerë 435.9 milion euro ose 31.1 milion euro apo 7.7% më shumë se plani” thuhet në njoftimin e ATK-së.

Gjithashtu, sipas ATK-së krahasuar vitin e kaluar ka pasur tejkalim të të hyrave për mbi 80 milionë euro.

“Përderisa krahasuar më një vit me parë shohim se kemi tejkalim për 80.3 milion euro apo 22.6%”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndërkaq, në komunikatë thuhet se Administrata Tatimore e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht që të ketë zbatueshmëri të plotë të legjislacionit tatimor, në mënyrë që vendi të ketë qëndrueshmëri fiskale.

Ndërsa, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, kishte prezantuar në muajin korrik rezultatet e aktiviteteve të zhvilluara për gjashtë muajt e kaluar të vitit 2022.

Ai kishte deklaruar se gjatë këtyre muajve, ATK-ja ka mbledhur 355.5 milionë euro të hyra për gjashtë muaj.

Pra, vetëm në muajin gusht ATK-ja ka mbledhur mbi 80 milion euro.

Po ashtu, Murtezaj kishte treguar se cilët ishin faktorët që ndikuan në rritjen e të hyrave, ku sipas tij ka ndikuar fuqizimi i kontrollit të brendshëm në shpenzimin e parasë publike, pra rritja e kontrollit dhe llogaridhënies ka rritur besimin e bizneseve. /dukagjini/

Read Previous

Greqia nuk ndryshon qëndrim: Nuk e njohim Kosovën

Read Next

Një luftë bërthamore mes dy vendeve do të mjaftonte për ta rikthyer planetin në epokën e akullnajave