ATK: Taksitë të pajisen me sistem fiskal të veçantë

Administrata Tatimore e Kosovës ka obliguar taksitë që të pajisen me sistem fiskal të veçantë.

“Administrata Tatimore e Kosovës tanimë ka certifikuar model të Sistemit Fiskal për sektorë të veçantë TAXI, kështu që personat të cilët zhvillojnë aktivitet të taksive tani mund të pajisen me Sistem Fiskal të veçantë për TAXI”,njofton ATK.

Për t’u fiskalizuar me Sistem Fiskal të veçantë për TAXI është e nevojshme që të kontaktohen Operatorët Ekonomik të cilët kanë të certifikuar modele të Sistemit Fiskal.

“Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju do të kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore”, thuhet në komunikatën e ATK-së. /RTKlive/

Read Previous

Rama: Tuneli i Llogorasë hapet në 5 korrik

Read Next

Shqipëri: Inflacioni bazë në nivelin me të ulët prej vitit 2021