Pierre-Emerick Aubameyang e ka fajësuar Mikel Artetan për largimin e komplikuar nga Arsenali, pas prezantimit të tij si lojtar i Barcelonës.
Meqë u la jashtë nga Topçinjtë që nga fillimi i dhjetorit, sulmuesi vendosi të largohej duke siguruar një transferim në Camp Nou si lojtar i lirë.
“Ishin muaj të komplikuar, por mendoj se i tillë është futbolli nganjëherë. Nga ana ime, nuk kam dashur kurrë të bëj diçka të gabuar dhe tash mendoj se kjo i takon të kaluarës, dhe dua të mendoj për të tashme dhe aktualisht kjo është përgjigja ime”.
“Mendoj se problemi ka qenë vetëm Arteta dhe ai e mori vendimin. Nuk mund të them më shumë, nuk isha i kënaqur dhe kaq. Ndodhi. Nuk isha shumë i kënaqur, qëndrova i qetë dhe kaq”, ka deklaruar ylli nga Gaboni.
Aubameyang nënshkroi për Arsenalin në janar të vitit 2018, kur Arsene Wenger e transferoi nga Borussia Dortmundi.
/Telegrafi/