Audi në prag të mbylljes së fabrikës në Bruksel

Fabrika e Audi në Bruksel është gati të mbyllet, pasi negociatat mes punëtorëve dhe menaxhmentit dështuan. 3 mijë vende pune do të preken, ndërsa prodhimi mund të përfundojë në fillim të vitit 2025.

Siç raportojnë mediat gjermane, mosmarrëveshja për planin social është përshkallëzuar, pozicionet midis menaxhmentit dhe përfaqësuesve të punonjësve janë tensionuar dhe marrëveshja me sa duket nuk është më e mundur.

“Audi ishte gati për kompromis deri në fund. Fatkeqësisht, partnerët socialë e refuzuan ofertën tonë të fundit, madje edhe të përmirësuar. Kjo është arsyeja pse ne tani po përgatitemi t’u drejtohemi drejtpërdrejt punonjësve me një ofertë”, ka shpjeguar drejtori i prodhimit të Audi, Gerd Walker, raporton “CapitalAuto”.

Kompania ka thënë se raundi i gjashtë dhe i fundit i bisedimeve dështoi të mërkurën.

Bisedimet janë zhvilluar pasi punonjësit kanë kërkuar paga më të mira, ndërsa Audi është përpjekur të shkurtojë vendet e punës. Punëtorët nuk janë dakord me dëmshpërblimin nëse largohen nga puna.

Volkswagen nisi prodhimin në Bruksel më 7 prill të vitit 1949.

Audi ka qenë në krizë në vitin 2024 për shkak të kostove të larta të prodhimit dhe rënies së shitjeve, veçanërisht të veturave elektrike. /KOHA.net/

Read Previous

Nokia sjell kamerën e parë 5G që transmeton video 8K dhe zë hapësinor

Read Next

Për sot parashihet mot i ndryshueshëm