AUV konfirmon se mishi i bardhë i importuar në Kosovë është i sigurt

Gjetja e bakteres salmonelë në mishin e bardhë të importuar në Shqipëri, ngriti alarmin edhe në Kosovë.

Kjo baktere ishte gjetur në llojin e mishit të bardh “Copacol”. Megjithatë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar se mishi i bardh që tregtohet në Kosovë është i sigurt.

Në një njoftimin për media AUV ka theksuar se kjo ka ardhur pas rezultateve të analizave.

“Të gjitha rezultatet e analizave konfirmojnë, mishi i bardhë i pulës qe tregtohet në Kosovë është i sigurte. Pas ngritje se dyshimeve se mishi i pulës me origjinë nga Brazili kishte rezultuar pozitiv në Shqipëri. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kishte ndërmarre e veprimeve për të hequr dyshimet për konsumatorin kosovarë. Me një gjurmim të potë, duke vendosur masa shtesë kontrolli duke përfshi edhe marrjen e mostrave. Kufizime të shitjes deri në konfirmim përmes rezultateve të analizave laboratorike”, thuhet në njoftim.
AUV thotë se mishi i plotëson kriteret ligjore për tregtim.

“Sot janë nxjerrë rezultatet, të cilat kanë konfirmuar, se mishi i cili ka qen duke u tregtuar dhe ai qe ishte duke u importuar, është i sigurte për konsum dhe i plotëson kriteret ligjore për tregtim.

Mostrat e mishit të pulës (fileto-breast) me origjinë nga Brazili janë testuar në aspektin mikrobiologjik, në parametrat e prezencës se Salmonella Typhimurium dhe Salmonella Enteritidis. Testet janë kryer me ANSR metodë e avancuar për amplifikimin e ADN-së se Salmonelles spp. Të njëjtat janë konfirmuar edhe me metodën klasike e bazuar në ISO 6579-1. Limitet të përcaktuara sipas rregullores për kriteret mikrobiologjike në produktet ushqimore Nr. 27/2012 , si dhe plotësim ndryshimit 09/2018”, thuhet në njoftim.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka theksuar se gjithmonë do të veprojë konform legjislacionit në fuqi, për të hequr dyshimet e konsumatorit mbi çdo pasiguri në produkte.

“Po punojmë çdo ditë qe për sigurinë e ushqimit në vend, të besohet si fakt dhe si perceptim”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Read Previous

Zhduket një 26 vjeçar në zonën e Pashtrikut

Read Next

Kryetarët e partive nuk do të marrin pjesë në takimin me Konjufcën, dërgojnë përfaqësues