Kryesuesi i seancës konstituive, deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari ka ftuar sërish të shtunën në konsultë partitë politike, pak para fillimit të seancës.
Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu tha se “ka disa zgjidhje për tejkalimin e bllokadës”.
Ajo tha se raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve nuk do të ndryshohet.
“Ka disa zgjidhje, por mund t’i themi në takimin konsultativ që është thirrur nga kryesuesi i seancës konstituive në ora 11:30. Ne e kemi dhënë dorëheqjen”, tha Haxhiu. /KosovaPress