Baba Mumin Lama, personalitet që la gjurmë ndër breza!

Baba Mumin Lama klerik me ndikim të madh në popull! Bujar e mikpritës! Personalitet që la gjurmë ndër breza!

Në vitin 2016 në një intervistë për TV Syri, Baba Mumin Lama foli për fillet e bektashizmit në Gjakovë por edhe në tërë shqiptarinë.

“Fillet e bektashizmit në vendin tonë (Gjakovë) u shënuan prej vitit 1790. Nga ky vit nisi të zhvillohet në trojet tona e nëse flasim për bektashizmin në përgjithësi në Tetovë e Krujë e dimë që ka pasur zhvillim më të hershëm diku  në vitin 1290 me Haxhi Bektashin si prijës…”

I pyetur nga gazetarja e Tv Syri se përse  u dogj Teqja në luftën e fundit ai thotë: ,,Maksima e bektashizmit është: “Pa atdhe nuk ka fe! Është shumë e vërtet që kemi kërkuar atdheun së pari. Po ndalem vetëm në luftën e fundit të ’99-tës kur Teqja u dogj. Teqeja e Bektashinjve me këtë rast humbi  bibliotekën me mijëra libra e dhjetëra dorëshkrime.Ndër to edhe 58 dorëshkrime.Të gjitha janë djegur nga forcat shoveniste serbe.

Mesazhi që la pas Baba Mumin Lama, është ta duam njëri-tjetrin, të ndajmë lutjet me ta, sa më shumë dashuri dhe respekt njerëzor.

Read Previous

​Haradinaj përmend sërish bashkimin me Shqipërinë, thotë se 14 shkurti është referendum për anëtarësim në NATO

Read Next

​Reforma zgjedhore e domosdoshme, për jetësimin e saj nevojitet konsensusi politik