Babai i Agonis Tetajt i shkruan letër Albulena Haxhiut, ka disa pyetje për të

Isuf Tetaj, babai i të riut që u vra në vendin e tij të punës në Deçan para dy vjetësh, Agonis Tetajt, i është drejtuar me një letër Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, pas deklaratave të ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasanit.

Ai i është drejtuar me disa pyetje Haxhiut, derisa ka shprehur shqetësim për deklaratat e Hasanit.

“Reagimi i fundit i z. Fejzullah Hasani , dje në publik dhe klualifikimi sipas tij i rastit të vrasjes së djalit tim si vrasje nga pakujdesia, nuk mund të cilësohet si deklarim i një qytetari të thjeshtë pavarësisht nese ai momentalisht mban ndonjë pozitë në sistemin gjygjësor apo prokurorial. I njëjti ka bartur përgjegjësi të lartë në institucionin e drejtësisë duke drejtuar Gjykatën Supreme të Kosovës për shumë vite. Nuk jam shume i sigurt ju mund ta keni informaten nëse i njëjti z. Fejzullah Hasani gëzon ende benificione nga gjygjësor i Kosovës apo jo”, thuhet në letrën e Tetajt drejtuar Haxhiut.

Read Previous

Përse djemtë janë më të dobët emocionalisht se sa vajzat?

Read Next

​Nga e hëna fillon puna e sektorit të gastronomisë dhe qendrave tregtare