Bad News Eagles debuton të hënën në turneun më të madh në CS-GO

(FOTO: HLTV)

Të hënën më 9 maj, ekipi shqiptar Bad News Eagles do të zhvillojë ndeshjen e parë kundër ekipit turk Eternal Fire, në kuadër të turneut më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major 2022.

Ekipi shqiptar do të udhëtoj për në qytetin Antwerp të Belgjikës për të garuar me disa nga ekipet më të mira të botës në CS:GO.

Ndeshja e tyre e parë do të jetë kundër ekipit turk Eternal Fire, të cilët renditen në vendin e 29 në ranglistën botërore.

(Foto: HLTV)

Ekipet më herët kanë zhvilluar edhe një ndeshje tjetër kundër njëra-tjetrës, në kuadër të turneut kualifikues Funspark ULTI 2021 Europe, ku fitues doli ekipi Eternal Fire me rezultat të përgjithshëm 2:1 me mapa.

Ndeshja e Bad News Eagles kundër Eternal Fire do të zhvillohet me datën 9 maj duke filluar nga ora 12:00, në formatin ‘Bo1’. /Telegrafi/

Read Previous

Shitet Chelsea, marrëveshja rekord në histori të futbollit

Read Next

Vazhdon falsifikimi i parave, raportohen dy raste brenda 24 orëve