Bad News Eagles do të zhvillojnë sot ndeshjen e tyre vendimtare për kalimin në fazën “Legends Stage”.
Pas humbjes së djeshme nga ekipi i tretë më i mirë në botë, “ENCE”, BNE do të kenë sot edhe një mundësi të fundit.
Me fillim nga ora 15:45 pritet të fillojë edhe ndeshja vendimtare e cila do të zhvillohet kundër ekipit brazilian “MIBR”, ekip ky që në ranglistën botërore renditet në vendin e 25-të.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në formatin “bo3”.
Ndeshja do të zhvillohet live në platformën Twitch te steameri shqiptar Xhocii dhe në faqen zyrtare të PGL.
/Paparaci.com/