Nga Partia Demokratike e Kosvës ka kohë që është propozuar tërheqje e mjeteve nga Trusti pensional deri në 30%. Ditën e djeshme kryeministri Albin Kurti kishte dalë kundër këtij propozimi duke konsideruar se kjo nuk është zgjidhje për situatën aktuale ekonomike.
Këtë iniciativë nuk e përkrah as njohësi i çështjeve ekonomike Emanuel Bajra, i cili konsideron tërheqja është kundër konceptit të kursimeve.
Sipas tij Qeveria duhet të mendojë një plan më afatgjatë në investime të tjera pasiqë tërheqja e mjeteve nga Trusti mund të jetë vetëm ndihmesë e përkohshme.
Ideja edhe për një tërheqje të mjeteve nga Trusti solli përplasje ndërmjet deputetëve të pozitës dhe opozitës.