Balla pritet nga homologia gjermane, në fokus operacionet e përbashkëta në luftën kundër krimit

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Taulant Balla u prit në Berlin nga Ministrja e Brendshme Federale e Gjermanisë, Nancy Faeser.

Dy homologët e vunë theksin te bashkëpunimi i shkëlqyer mes policive të dy shteteve.

Këtu përfshihen operacionet e përbashkëta të tyre, por edhe në kuadër të operacioneve me Interpol, Europol, në luftën kundër krimit të organizuar, krimeve kibernetike dhe migracionit të paligjshëm.

“Mirënjohje Qeverisë dhe Policisë Federale për mbështetjen e ofruar Policisë Kriminale dhe forcave RENEA. Falë mbështetjes së vyer gjermane Policia e Shtetit do të ketë një shërbim modern dhe të sigurtë komunikimi të brendshëm”, u shpreh Balla pas takimit.

Ai theksoi praninë e Kombëtares Shqiptare të Futbollit në Kampionatin Europian, përmes sjelljes model e mbresëlënëse të tifozëve shqiptarë.

Pjesëmarrja e Policisë Shqiptare krah kolegëve gjermanë në garantimin e sigurisë gjatë europianit ishte gjithashtu pjesë e bisedës mes dy ministrave të Brendshëm. /Albanianpost.com

Read Previous

Policia shqipton mbi 1 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Read Next

Liderët e BE-së ende pa marrëveshje për postet kryesore