Kjo është gjendja infrastrukturore e rrugës ‘’Kruja’’ në fshatin Orize të komunës së Gjakovës. Banorët e këtij fshati tash e sa kohë kërkojnë asfaltimin e saj. Sipas tyre gjendja në këtë anë nuk është aspak e mirë, pasi që rruga jo e asfaltuar ju sjellë vështirësi të shumta, duke bërë që shpeshëherë të kenë edhe dëme ekonomike.
Përveq rregullimit të infrastrukturës, ata kërkojnë që t’i ndërrohet emri rrugës
Gjithashtu hall tjetër i banorëve të këtushëm është edhe kanalizimi.
Pavarësisht kërkesave të shumta drejtuar kuvendit komunal të Gjakovës ata thonë që asnjëherë nuk janë marrë parasysh. Ata shtuan që kjo i bënë të ndihen të neglizhuar nga institucionet.