Banorët e rrugës “Shpresa Krasniqi” në fshatin Qerim të Gjakovës shprehen të shqetësuar pasi e kanë të vështirë qarkullimin në këmbë dhe me automjete, në rrugët e fshatit të tyre.
Përveç problemeve me rrugë këtu banorët thonë se u mungon edhe ndriçimi.
Këto segmente rrugore të parregulluara pritet që shumë shpejt të përfundojnë, kështu thanë nga Drejtoria për Shërbime Publike në Komunën e Gjakovës.
Sa i përket ndriçimit pritet që brenda një afati të shkurtër kohor në qytet dhe në fshatra të bëhet implementimi i tërësishëm i ndriçimit publik.
Banorët shpresojnë në zgjidhje sa më të shpejtë të problemeve që po i shqetësojnë ata tash sa kohë.