Barcelona arrin në finale të Kupës së Spanjës

Barcelona ka arritur të përmbysë disavantazhin prej dy golave ndaj Sevillas dhe të sigurojë kalimin në finale të Kupës së Spanjës.

Barcelona ishte 2:0 në disavantazh pas ndeshjes së parë, mirëpo sonte triumfoi 3:0 pas shtesave duke arritur në finale.

Ousmane Dembele (12’), Gerard Pique (90+4’) dhe Martin Braithwaite (95’) shënuan golat për Barcelonën në ndeshjen që u zhvillua në Camp Nou.

Barcelona në finale më 17 prill do të përballet me fituesin e duelit mes Athletic Bilbaos e Levantes./Ekonomiaonline

Read Previous

​Mbi 8500 raste aktive me COVID, ende në pritje të vaksinave të premtuara

Read Next

Parashikimi i motit për sot