Barcelona – Atletico Madrid | Simeone: Më pëlqen shumë mënyra se si luan kundërshtari

Image: Reuters

Sonte do të luhet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Atletico Madrid. Trajneri i “colchoneros” Diego Simeone, ka folur për mediat për këtë sfidë delikate mes dy skuadrave që luftojnë edhe për titullin në La Liga.

“Jemi të emocionuar por të etur për të konkurruar, për të përballuar çdo ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi të përqendruar në ndeshjen e sotme edhe pse ka një sfidë kthimi pas dy javësh”, tha Simeone.

“Ne kemi një ide për lojën që duam të luajmë, por do ta diskutojmë fillimisht me djemtë. Më pëlqen shumë mënyra se si luan kundërshtari, ata kanë një forcë mbrojtëse dhe atë linjë që e mbajnë gjithmonë lart“, shtoi trajneri argjentinas.

Në kampionat, Atletico fitoi kundër Barcelonës, por tani është një sfidë tjetër: “Kur përballesh me ekipe të mëdha ka momente kur e gjen veten në vështirësi dhe duhet të përgatitesh për të vuajtur”.

“Do të ketë momente të mira dhe më pak të mira, si ajo që ndodhi kundër Real Madrid. Duhet të dini se në të njëjtën ndeshje do të ketë momente të ndryshme. Kështu do të ndodhë edhe sot”, u shpreh Diego Simeone. /Telesport.al/

Read Previous

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës

Read Next

Ulen eksportet, thellohet deficiti tregtar i Kosovës në rreth 30%