Barcelona dhe Atletico kanë rënë dakord për transferimin e Griezmann

Antoine Griezmann më në fund do të transferohet te Atletico Madrid nga Barcelona.

Klubet ranë dakord për një transferim prej 20 milionë eurosh me 4 milionë euro bonuse, sipas Diario Sport.

Kështu, palët hoqën dorë nga klauzola e blerjes së sulmuesit prej 40 milionë euro.

Atletico nuk do të duhet të lirojë rregullisht 31-vjeçarin pas minutës së 60-të për të shmangur kushtet e detyrueshme të blerjes.

Sipas As, javën e ardhshme marrëveshja duhet të mbyllet zyrtarisht.

Antoine do të mbushë 32 vjeç në mars. /G.D abcnews.al/

Read Previous

FMN miraton 1.3 miliardë fonde për Ukrainën

Read Next

Libraria që u vizitua nga mbi 9 milionë njerëz ndalet në Portin e Durrësit