Barcelona e zhytur në borxhe, deklarohet Koeman

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman këmbëngul se lojtarët e tij nuk janë të shqetësuar nga situata financiare e klubit mes shqetësimeve rreth borxheve.

Shifrat e fundit financiare të Barcës, të datës 17 gusht, por të publikuara vetëm këtë muaj tregojnë se borxhi i tyre i përgjithshëm tani ka tejkaluar shifrën prej 1.1 miliardë euro.

Borxhi i tyre afatshkurtër është rritur në 730 milionë euro, pasi është rritur me 225 milionë euro që nga sezoni 2018-19 kryesisht për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit: konkretisht, mungesa e të ardhurave nga ndeshjet pasi lojërat vazhdojnë të luhen me dyer të mbyllura dhe ulja e turistëve që vizitojnë objektet e “Camp Nou”.

Duke folur përpara ndeshjes së Copa del Rey të mërkurën me Rayo Vallecanon, Koeman theksoi që skuadra ështe përqendruar në luftën për trofe të ndryshëm, përcjell KosovaPress.

“Barca është një klub i shkëlqyeshëm që është prekur nga COVID-19 dhe vuan më shumë se të tjerët, gjithashtu nga ana e turizmit të gjërave,” tha ai. “Por të gjitha ekipet e mëdha mund të tregojnë me numra që nuk janë të mirë, jo vetëm ne.”

“Lojtarët janë të përqendruar dhe të shqetësuar për këtë temë. Ne jemi tëpërqendruar në punën tonë.”, vazhdoi Koeman.

Kur u pyet nëse disa rroga të Barçës ishin shumë të larta, Koeman u përgjigj: “Klubi bën kontratën dhe lojtari e pranon atë ose jo. Ne duhet të stërvitemi dhe të fitojmë lojëra dhe trofe. Ne të gjithë e kemi ndihmuar klubin me uljen e pagave.”, deklaroi në fund Koeman. / Kosova Press

Read Previous

Gjykata Supreme dhe Policia e Kosovës zotohen për bashkërendim aktivitetesh në funksion të ligjit

Read Next

Bulliqi gjen në Podujevë 57 punëtorë me kontratë për shërbime të veçanta