Barcelona është e interesuar per shërbimet e kapitenit të Milanit Alessio Romagnoli

during the Serie A match between Udinese Calcio and AC Milan at Stadio Friuli on August 25, 2019 in Udine, Italy.

Prioriteti i Barcelonës në funksion të merkatos së verës mbetet forcimi i sulmit.
Katalanasit janë gati për një ankand me Juven, që të sigurojë shërbimet e Kun
Aguero, i cili, siç u njoftua, nuk do të rinovojë me Manchester City. Blaugrana-t,
megjithatë, sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, po kërkojnë edhe një
qendërmbrojtës të majtë. Për këtë po studiojnë disa prole me kosto të ulët, duke
pasur parasysh pamundësinë për të bërë investime faraonike.


Çdo blerje, saktësojnë burimet spanjolle, nuk do të ketë ndikim në mbërritjen e Eric
Garcia. Umtiti nuk bind plotësisht dhe ka një kontratë shumë të lartë, prandaj klubi
do të donte ta linte të largohej. Me ardhjen e Garcia dhe lamtumirën përfundimtare
të Umtiti, Koeman mund të llogariste një prapavijë të përbërë nga Gerard Piqué,
Clement Lenglet, Ronald Araujo dhe Óscar Mingueza. Nga këto, vetëm Lenglet
është një majtak natyral, kështu që po kërkohen mundësi të tjera në treg. Disa
emra për këtë rol janë në listë. I rrethuar me të kuqe do të ishte edhe Alessio
Romagnoli.

Kapiteni 26-vjeçar i Milanit do të ishte një opsion i sprovuar dhe relativisht i lirë, pasi
e përfundon kontratën e tij më 2022 dhe ende nuk ka rinovuar. Janë edhe dy
argjentinas, që luajnë në Hollandë: Lisandro Martínez, 23 vjeç, me Ajax, një ekip me
të cilin Barça ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme pas nënshkrimeve të De Jong
dhe Dest; si dhe Marcos Senesi, pjesë e Feyenoord. Ky i fundit mund të përdoret
gjithashtu në krah, duke pasur parasysh forcën zike dhe prirjen për inkursione.
Opsion blerjeje do të mbetej edhe Jorge Cuenca, lojtari i Spanjës U-21, që u largua
këtë verë, sepse nuk e bindi Koeman.

Read Previous

Arsenal dhe Tottenham në garë për sulmuesin e Napolit Dries Mertens

Read Next

Qeveria japoneze mendon anullimin e Lojërave Olimpike