Barcelona mposht Bilbaon

Barcelona është finalistja e parë e Superkupës së Spanjës

Katalonasit mposhtën Athletic Bilbaon në gjysmëfinale.

Ndeshja e zhvilluar në Arabinë Saudite u mbyll me fitoren 2:0 të Barcelonës.

Gavi kaloi katalonasit në epërsi në minutën e 17-të të takimit.

E për 2:0 u përkujdes Lamine Yamal që shënoi në minutën e 53-tën.

Kësisoj, në finale, Barcelona do ta presë fituesin e përballjes tjetër gjysmëfinale mes Mallorcas dhe Real Madridit.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Për tri vite presidentja Osmani nuk e falë asnjë të burgosur

Read Next

Lëndim horror për Bentancur