Barcelona po e blindon me kontratë të re Araujon

Ronald Araujo, pritet të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën para përfundimit të sezonit aktual.

Mbrojtësi uruguaian i cili së fundmi mori leje për rikthim në fushat e futbollist pas një mungese pesë mujore, është bërë një figurë kyçe për klubin.

Sipas gazetës katalunase Sport, Barcelona, ​​përfshirë menaxherin Hansi Flick, është e prirur të mbajë Araujon edhe për disa vite.

Si klubi ashtu edhe menaxhmenti sportiv janë të vendosur për të shmangur humbjen e qendërmbrojtësit uruguaian. Bisedimet për një rinovim do të intensifikohen tani që ai është përsëri plotësisht në formë.

Kontrata aktuale e Araujo skadon në vitin 2026, por Barcelona dëshiron të sigurojë të ardhmen e tij më shpejt se sa vonë.

Atmosfera rreth klubit është pozitive, pasi Araujo ka shprehur dëshirën për të qëndruar. /Telegrafi/

Read Previous

Dështimi i komisioneve, kërkohet ndryshim i Ligjit për Hetim Parlamentar

Read Next

Moska ndan detaje mbi arratisjen e Assadit në Rusi