Barcelona pretendon se i është mohuar penallti kundër Sevilles

Skuadra e Barcelonës ka publikuar pamjet nga një tjetër kënd për pretendimin se kontakti mes Susos dhe Zhordi Albës ndodhi në zonë dhe duhet të akordohej penallti për katalanasit.

Videoja u bë rivale dhe u publikua thuajse nga të gjitha mediat dhe kuptohej që intensiteti më i lartë i faullit ndodh brenda në zonë. Lahoz akordoi faull jashtë zone. Njëri prej lojtarëve që e postoi videon ishte Pedri, ndërsa Suso që e shkaktoi këtë faull nuk i ka kursyer ironitë në rrjetet sociale. Ai ka bërë disa ikona duke qarë, duke iu referuar ankesave të shumta të katalanasve dhe pretendimeve të tyre për këtë rast.Panoramasport.al

Read Previous

I ftohti polar po i afrohet Europës, 5 ndeshjet e Serisë A në rrezik të mos luhen

Read Next

10 përqind më pak fletëvotime se votues