Basha uron Kosovën për leksionin e demokracisë në zgjedhjet lokale

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar kandidatët fitues në zgjedhjet lokale në Kosovë.

Basha e cilëson procesin zgjedhor në Kosovë si “leksion demokracie” duke iu referuar mbarëvajtjes dhe përfundimit të shpejtë të procesit të numërimit.

“Urime Kosovë për leksionin e demokracisë që përcolle edhe në këto zgjedhje! Suksese kryetarëve të zgjedhur në misionin e tyre në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe përmirësimin e kushteve të jetës së tyre. Respekt për të gjithë kandidatët që treguan qytetari në këtë garë”, shkruan Basha.

Read Previous

428 raste aktive me COVID-19

Read Next

Kosova pjesë e Samitit të Demokracisë në ShBA, Osmani falënderon presidentin Biden për ftesën