Real Kryeziu dhe Ari Hana janë dy qytetarë të komunës së Gjakovës të cilët kanë ardhur për pushime në vendlindje. Por pushimin e tyre e bëri të mërzitshëm kjo gjobë e shqiptuar nga Policia e Kosovës për mos mbajtjën e maskës në vend publik. Reali u shreh i shqetësuar jo për tiketën por për faktin se në momentin e dënimit zyrtarët policor i kanë marrë dokumentin identifikues dhe të njëjtin I kanë thënë që nuk do t’i kthehet pa e bërë pagesën e gjobës.
Ndryshe nga Reali që është 17 vjeqar, Ari ka vetëm 13 vjet. Të dy jetojnë në SHBA dhe ishte hera e parë që janë ndaluar nga Policia. Ky rast ka shkaktuar panikë tek ata. Ari nuk u dënua por iu shqiptua vërejtje me gojë.
Policia e Kosovës është duke vazhduar me shqiptimin e gjobave anti-covid për qytetarët që ecin në vendet publike e që s’mbajnë maska, siç edhe kërkohet me vendimin e fundit të Qeverisë. Por në rastin kur shqiptohen gjoba ndaj qytetarëve të cilët kanë nënshtetësi të huaj sipas interpretimit të ligjit thuhet se dokumenti i identifikimit tek këta persona duhet të konfiskohet deri në momentin kur qytetari apo në këtë rast kundërvajtësi e kryen pagesën e tikës së shqiptuar.Dhe pas kësaj i dorëzohet dokumenti identifikues.Ne kemi kontaktuar edhe zëdhënësin e Policisë së Kosovës Nën.kolonel Baki Kelani për të marrë informacione shtesë rreth ligjit të shqiptimit të gjobave në përgjithësi, me theks të veqantë për qytetarët të cilët kanë shtetësi të huaj dhe që të njëjtin janë për vizitë në Kosovë por që nuk na është përgjigjur.Theksojmë se personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës, dënohet me gjobë prej tridhjetepesë euro. Masat anti-COVID janë shtrënguar pas rritjes alarmante të rasteve të reja me virus.