Aktivitetet sportive vazhduan ditën e sotme me basketboll. Vashat gjakovare të KB “Vëllaznimi” dhe ato të KB “Bashkimi” po bëheshin gati për të nisur lojën, në kuadër të javës së sportit që është duke u mbajtur tash e sa ditë në Gjakovë. Kryetari i klubit të Prizrenit tha se kanë ardhur me dëshirën më të madhe këtu, ndonëse dje kanë pasur një ndeshje të vështirë në kuadër të superligës.
Nga klubi gjakovarë shpresojnë që komuna ta bëjë këtë turne tradicional.
Pjesëmarrëse në këtë organizim është edhe klubi i vajzave të basketbollit “Junior 06” po ashtu nga Prizreni. Vlen të theksohet se ndeshje interesante pritet të dhurojnë edhe kategoria e meshkujve ku do të marrin pjesë :KB Vëllaznimi, Gjakova, Gjakova e Re si dhe KB Istogu.