Baste të paligjshme dhe poker në internet, 8 futbollistë të Serie A nën hetim

Policia dhe Prokuroria italiane vijon punën për bastet e paligjshme dhe pokerin në internet dhe së fundmi thuhet se deri në tetë lojtarë të Serie A besohet se janë të përfshirë dhe kanë përfunduar nën hetim.

Hetimi i kryer nga seksioni i policisë gjyqësore i Guardia di Finanza-s në prokurori, arriti identifikimin e një grupi aktiv në zonën e Milanos, të akuzuar për organizim të basteve të paligjshme, duke përfshirë edhe platformat e paautorizuara online, të përdorura nga bastexhinjtë.

Në mesin e atyre që janë nën hetim, sipas asaj që raportohet nga “Il Corriere della Sera”, ka një duzinë futbollistësh të Serie A.

Asnjë nga lojtarët e përfshirë nuk akuzohet se ka “shitur” ndeshjet. Madje disa prej tyre duket se kanë luajtur më së shumti në disiplina të tjera.

Thuhet gjithashtu se motivi i vërtetë i futbollistëve të përfshirë, nga dhjetori 2021 deri në tetor 2023, nuk ishte përpjekja për t’u pasuruar nga bastet, por mbushja e kohës së lirë.

Emrat lojtarëve të përfshirë u zbuluan nga telefonat e sekuestruar të Sandro Tonali-t dhe Nicolo Fagioli-t.

Tonali dhe Fagioli, të cilët tashmë kanë “larë hesapet” me sistemin e drejtësisë sportive përmes skualifikimeve dhe gjobave, tani janë nën hetim për pjesëmarrje pjesërisht në platformë të paligjshme për të luajtur dhe për të investuar në mënyrë të paligjshme.

Emrat nën hetim, sipas mediave italiane janë: Alessandro Florenzi (Milan), Nicolo Zaniolo (Fiorentina), Mattia Perin (Juventus), Weston McKennie (Juventus), Leandro Paredes (Roma), Angel di Maria (tani te Benfica), Raoul Bellanova (Atalanta), Samuel Ricci (Torino) dhe Matthew Cancellieri (Parma).

Të përfshirë janë gjithashtu edhe Christian Buonaiuto (Padova) dhe Junior Firpo (Leeds United). Mes tyre është edhe tenisti, Matteo Gigante. /Albanianpost.com

Read Previous

Manchester United heton trajtimin e tifozëve, pas incidentit me gaz lotsjellës në Lyon

Read Next

Si do të ndikojë rritja e çmimit të rrymës te bizneset dhe produktet e tyre në Kosovë?