Bastisja në Ministrinë e Pecit, Prokuroria Speciale: Zyrtarët e kësaj ministrie dyshohen për tri vepra penale

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e ka autorizuar Policinë e Kosovës që të kryejë veprime hetimore në Ministrinë e Bujqësisë.

Lajmin e ka konfirmuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ku thuhet se bastisja është kryer pas dyshimeve që ka të bëjë në lidhje me renovimin e objektit që shfrytëzonte më parë AAK-ja, me seli në Ulpianë, e që tani është nën menaxhimin e kësaj Ministrie.

Nga kjo bastistje dyshohet se disa zyrtarë publik në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,  se me veprimet e tyre kanë kryer veprat penale: “ Keqpërdorim i pozitës zyrtare”,  “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, dhe “Falsifikimi i dokumenteve.

“Ju informoj se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në mbështetje të nenit 83 par. 1 të Kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, me qëllim të verifikimit të pretendimeve apo dyshimeve të ngritura në opinionin publik për veprimet e disa zyrtarëve publik të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, lidhur me renovimin e objektit që e shfrytëzonte AAK-ja, tani nën menaxhimin e Ministrisë, ka autorizuar Policinë e Kosovës, respektivisht Drejtorinë e Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në Prishtinë, që të kryejë veprime hetimore në mbledhjen dhe sigurimin e provave për sqarimin e rrethanave të çështjes. Zhytarët publik të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dyshohen se me veprimet e tyre kanë kryer veprat penale: “ Keqpërdorim i pozitës zyrtare”, nga neni 414, të KPRK-së; “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, nga neni 415, të KPRK-së dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 390, të KPRK-së”, thuhet në përgjigje.

Në lidhje me këtë çështje është deklaruar Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Ky dikaster thotë se për të njëjtin objekt ka pasur prova dhe dëshmi për abuzimet me vite të tëra, mirëpo sipas Ministrisë së Bujqësisë reagime ekspeditive të këtij lloji nuk janë ndërmarrë asnjëherë më parë.

“Si institucion, i kemi dhënë shpjegimet tona në demantin, të cilin e kemi përcjellë në media sot në mëngjes. Organet e rendit dhe drejtësisë le ta kryejnë punën e tyre. Për të njëjtin objekt ka pasur prova dhe dëshmi për abuzime për vite të tëra, mirëpo reagime ekspeditive të këtij lloji nuk janë ndërmarrë asnjëherë më parë. Përgëzime për reagimin e shpejtë dhe qasjen proaktive, megjithëse vjen pas një shkrimi spekulativ medial. Në demantin e dërguar më herët kemi theksuar se edhe vetë storja dhe shkrimi i realizuar, janë bazuar në pamje të ambienteve të cilat nuk kanë qenë të përfshira në kontratë! /RTV21/21Media

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Read Previous

Myers pezullohet për një ndeshje dhe gjobitet pas goditjes ndaj lojtarit të Vëllaznimit

Read Next

Boksi rikthehet në programin Olimpik