Bayern merr vendim për të ardhmen e Lewandowskit

Skuadra e Bayern Munich ka marrë një vendim sa i përket kartonit të Robert Lewandowski.

Ylli polak i Bayern Munich vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Barcelonës.

Megjithatë, raportimet e fundit nga Christian Falk i ‘Bild’ bëjnë të ditur se bavarezët kanë marrë një vendim.

Kampionët e Bundesliga kanë vendosur se nuk duan ta shesin Robert Lewandowskin gjatë kësaj vere.

Ata preferojnë që sulmuesi të qëndrojë edhe për një tjetër sezon, edhe nëse kjo nënkupton që lojtari të largohet si transferim i lirë sezonin tjetër.

Lewandowski ka kontratë me Bayern deri në vitin 2023. 

/Lajmi.net/

Read Previous

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Read Next

​Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit e rastit 53 milionë euro