Bayern Munich thuhet se ka gjetur zëvendësuesin e Alphonso Davies-it, i cili pritet të largohet me parametra zero verën e ardhshme, brenda Bundesliga-s. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Leipzig-ut dhe Kombëtares gjermane, David Raum.
Sipas “Bild”, Raum është një nga emrat në listën e Bayern Munich-ut të zëvendësuesve të mundshëm të Davies-it.
Me përfundimin e kontratës së Davies-it me Bayern-in në fund të sezonit, e ardhmja e kanadezit në klub është në pikëpyetje.
Nëse do të jetë e mundur të bihet dakord për një zgjatje të kontratës me të, aktualisht është e paqartë, dhe për këtë arsye ka kuptim që Bayern-i të shikojë zëvendësuesit e mundshëm.
Sipas “Bild”, një nga kandidatët për të zëvendësuar potencialisht Davies-in është mbrojtësi i Leipzig-ut dhe Gjermanisë, Raum.
Në fillim të këtij muaji, Raum u pyet nëse ai mund ta shihte veten duke iu bashkuar Bayern-it.
“Të jem i sinqertë, nuk e kam idenë se çfarë do të ndodhë pas sezonit, por kam një kontratë këtu dhe gjithçka është e shkëlqyer”, tha Raum për podcastin e “Bild” “Phrasenmaher”.
“Ju e dini se si është në futboll. Ndihem shumë rehat këtu dhe e shoh të ardhmen time te Leipzig. Por kam thënë gjithashtu, për shembull, se Premier League mund të jetë një ëndërr dhe një objektiv i madh në një moment”, tha ai.
Mbrojtësi i majtë 26-vjeçar, i cili aktualisht është jashtë fushës për shkak të një dëmtimi, iu bashkua Leipzig-ut nga Hoffenheim-i në vitin 2022. Kontrata e tij zgjat deri në verën e vitit 2027. /Albanianpost.com