Begaj: Shoqëria shqiptare të udhëhiqet nga drejtësia e mirësia

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar qytetarët e Shqipërisë muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ai përmes rrjetit social ‘Facebook’ ka uruar që durimi, reflektimi dhe pastrimi shpirtëror ta bëjnë shoqërinë shqiptare më të devotshme dhe të udhëhequr nga e drejta, urtësia e mirësia.

“Uroj që durimi, reflektimi, pastrimi shpirtëror dhe iftaret në familje, komunitet apo me të pamundurit, ta bëjnë shoqërinë shqiptare më të devotshme, të udhëhequr nga e drejta, urtësia dhe mirësia. Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë! Paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi ju!”, ka shkruar presidenti Begaj. /RTK/

Read Previous

BISEDË – Orion Shtrezi, 17 vjeçari nga Gjakova drejt universitetit prestigjioz të Yale

Read Next

Bitcoin arrin një rekord të ri