Në Baku, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar këtë të premte të 15 marsit një takim me Guy Ryder, Zëvendëssekretar i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Ai e ka cilësuar takimin me Ryder konstruktiv.
“Diskutuam për punën që Shqipëria po bën për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ), për respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe për çështje që lidhen me sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë”, ka bërë me dije presidenti Begaj.
Po ashtu ai ka bërë me dije se e ka siguruar atë që Shqipëria e mbështet plotësisht organizimin e Samitit për të Ardhmen.
Këtë, “si një iniciativë që ofron mundësi për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”.
/albanianpost/