Më 26 Mars të vitit 1999 në Gjakovë, u vranë Shejh Zenelabedin Dervishdana me djemtë e tij Fahrinë dhe Eminin. Miqtë, Urim Bytyqi, Arif Bytyqi, Sylejman Begolli. Djali tjetër Nesemiu ishte vrarë me 1981. Po në këtë libër është shkruar tragjedia e kësaj familje të madhe fetare. Autori Enver Mulliqi ndjehet i lumtur po në të njejtën kohë edhe i pikëlluar kur kujton ditët historike të luftës së fundit në Kosovë.
Redaktorja e librit, Migena Arllati ka thënë se historia e sjellë nga autori Mulliqi përbën një fragment të rëndësishëm që përfshihet në historinë e madhe të popullit shqiptar të Kosovës në rrugën e idealit për liri.
Përfaqësuesi i familjes Dervishdana, Shejh Nesemiu shprehet i lumtur sepse edhe pse kanë kaluar disa vite të rënët e familjes tonë ende kujtohen.
Për shkak të disa gabimeve teknike lexuesit nuk patën mundësi që ta kenë në duar këtë libër.