Bëhet virale foto e Trump duke lexuar fjalimin e tij të fitores

Një foto e Donald Trump po bën xhiron e internetit, duke treguar kandidatin republikan duke lexuar fjalimin e tij të fitores përpara se të niset për t’iu drejtuar mbështetësve në Palm Beach, Florida.

Fotoja u postua në rrjetet sociale nga djali i Trump, Eric, pak para se babai i tij të dilte në skenë për të falënderuar popullin amerikan për rizgjedhjen e tij, duke u zotuar se do të ndihmonte “në shërimin e vendit”.

Siç deklaroi republikani, “ne po fitojmë në Michigan, Arizona, Nevada, Alaska”, ndërsa ai vlerësoi se “Amerika na ka dhënë një mandat të paparë dhe të fortë”, ndërsa turma e mbledhur në qendrën e kongresit Palm Beach brohoriste./abcnews.al

Read Previous

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar thotë se mezi pret të punojë me Trump

Read Next

Rama uron Trumpin: Fitore e jashtëzakonshme