Remitencat, në mbarë botën, llogariten të jenë fluksi i dytë financiar më i rëndësishëm pas ndihmave ndërkombëtare. Vitet e fundit ato po luajnë një rol gjithnjë e më të madh në zhvillimin e ekonomisë. Në Ditën Ndërkombëtare të remitencat familjare, njohësi i çështjeve të sigurisë Jakup bellaqa thotë se remitencat e mërkimtarëve nga Kosova janë infuzioni më i mirë për Kosovën që nga pas lufta.
Ndërkohë Bellaqa thotë se edhe Qeveria e Kosovës duhet ti lehtësojë kushtet për investime të mërkimtarëve në mënyrë që remitencat e tyre të mos shkojnë vetëm në konsum dhe ndërtim të shtëpive.
Sipas Bankës Qëndrore të Kosovës, dërgesat e emigrantëve në Kosovë paraqesin njërin ndër burimet kryesore të financimit të konsumit të ekonomive familjare dhe paraqesin një burim, që siguron gjendje stabile sociale duke zvogëluar ngarkesën ndaj buxhetit shtetëror.