Zyra e kryeministrit izraelit njoftoi se ai iu nënshtrua të dielën një operacioni për heqjen e prostatës, një zhvillim që vjen ndërsa Benjamin Netanyahu po menaxhon kriza të shumta, përfshirë luftën në Gazë, si dhe një proces gjyqësor në ngarkim të tij, nën dyshimet për korrupsion.
Netanyahu, i cili ka pasur një sërë problemesh shëndetësore vitet e fundit, ka bërë përpjekje të mëdha për të forcuar një imazh publik si një udhëheqës i shëndetshëm dhe energjik. Gjatë procesit të tij gjyqësor këtë muaj, ai u mburr se punonte 18 orë në ditë.
Shtatëdhjetë e pesë vjeçari, është në mesin e udhëheqësve më moshën më të madhe në botë, mes tyre Presidenti amerikan, Joe Biden, 82 vjeç, Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, 78 vjeç, Presidenti i Brazili,t Luiz Inácio Lula da Silva, 79 vjeç, si dhe Papa Françesku, 88 vjeç.
Problemet me prostatën janë të zakonshme tek meshkujt në moshë madhore, por operacioni mund të ketë pasoja.
Gjyqtarët që po mbikëqyrin procesin gjyqësor në ngarkim të Netanyahu e pranuan kërkesën e avokatit të tij të dielën, për të anuluar tre ditë dëshmish të planifikuara për këtë javë, për shkak të shtrimit të tij në spital për “disa ditë”.
Zyra e Netanyahut tha se ministri i drejtësisë Yariv Levin, një aleat i ngushtë i tij, do të shërbejë si kryeministër në detyrë gjatë operacionit.