Berat Gjimshiti ne formacionin e javës në Itali

Mbrojtësi Berat Gjimshiti ka zënë vend në njëmbëdhjetëshen më të mirë të javës së 26-të të Serie A. Formacioni më i mirë i javës u përzgjodh nga faqja e specializuar për statistika, “SofaScore”.

Gjimshiti u paraqit deri në minutën e 63-të në fitoren e thellë 5:0 të Atalantas të dielën ndaj Empolit. Kapiteni i Shqipërisë, Gjimshiti, regjistroi një asistim ndaj Empolit.

Ndërkohë në formacionin më të mirë të javës së 25-të të elitës së futbollit turk është përfshirë mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj.

Hadërgjonaj shënoi gol nga penalltia në fitoren 3:2 të Alanyasporit të dielën ndaj Adana Demirsporit. /Koha.net/

Read Previous

OBSH: Vdekjet nga kanceri i gjirit pritet të rriten me 68% deri në vitin 2050

Read Next

Trump thotë se SHBA-ja ka shpenzuar 350 mld dollarë në Ukrainë