Besnik Tahiri emërohet ministër në detyrë i Punëve të Jashtme

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka emëruar ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Tahiri.

Ky emërim vjen pas dorëheqjes së ministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Haradinaj-Stublla u dorëhoq sot pas dyshimeve se ka tentuar të manipulojë me vota në mënyrë që të sigurojë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Read Previous

Federata Spanjolle e Futbollit e paraqet Kosovën si territor e jo si shtet

Read Next

Me këtë datë ndryshon ora: Akrepat lëvizin një orë para