Biden anulon 4.28 miliardë dollarë borxhe studentore

Administrata Biden ka anuluar 4.28 miliardë dollarë borxhe studentore për pothuajse 55,000 punonjës në shërbimin publik.

Veprimi i së premtes e çon totalin e borxheve studentore të anuluara për shërbimin publik në rreth 78 miliardë dollarë për pothuajse 1.1 milion punonjës, u cilësua nga departamenti i Edukimit në SHBA.
Shtëpia e Bardhë tha veçmas se kjo e çon numrin total të individëve të konfirmuar  për lehtësimin e borxhit studentor nën qeverisjen e presidentin Joe Biden në pothuajse 5 milionë njerëz.

Këto veprime janë pjesë e përpjekjeve të Biden për të përmbushur premtimin e tij nga fushata e vitit 2020 për të ofruar lehtësim borxhi për miliona amerikanë para se të largohet nga detyra në janar. / abcnews.al

Read Previous

Zbulohen 27 specie të reja në rajonin Alto Mayo të Perusë

Read Next

Ky shtet do të ndalojë përdorimin e celularëve në shkollat ​​fillore dhe të mesme