Presidenti demokrat në largim i SHBA-së, Joe Biden, do të mbajë fjalimin e tij të lamtumirës para kombit të mërkurën, më 15 janar.
Siç njoftoi Shtëpia e Bardhë, fjalimi i Biden do të mbahet nga Zyra Ovale, në orën 20:00 me kohën lokale.
Presidenti 82-vjeçar, i cili po përfundon mandatin e tij katërvjeçar, do t’ia dorëzojë pushtetin presidentit të sapozgjedhur republikan Donald Trump më 20 janar./rtv21/