Presidenti në largim i SHBA-së, Joe Biden njoftoi dje vendimin për ndalimin të përdorimit të teknologjisë kineze dhe ruse në automjete, duke përmendur shqetësimet e sigurisë kombëtare.
Ndalimi përfshin shitjen dhe importin e sistemeve harduerike dhe softuerike të lidhura me automjetet, si dhe automjete të lidhura plotësisht – që përmbajnë komponentë kinezë ose rusë.
Kufizimet në softuer do të hyjnë në fuqi duke filluar nga modelet e vitit 2027, ndërsa kufizimet e harduerit do të zbatohen nga modelet e vitit 2030.
Administrata amerikane shpjegoi se këto masa janë të nevojshme për të mbrojtur vendin nga rreziqet e sigurisë kombëtare që lidhen me shfrytëzimin e zinxhirëve të furnizimit të automjeteve të lidhura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Kina dhe Rusia.
Ai ripohoi angazhimin e tij për të siguruar që zinxhirët e furnizimit të automobilave të mbeteshin elastik dhe të sigurt kundër kërcënimeve të sigurisë kibernetike nga kundërshtarët e huaj. /ATSH-DPA/