Biden për Trump: Hera e parë që një i dënuar kandidon për president

Joe Biden e quajti kundërshtarin e tij Donald Trump një “kriminel”, pas dënimit të një gjykate të Nju Jorkut të enjten, në fund të gjyqit penal historik të ish-presidentit republikan.

“Për herë të parë në historinë amerikane, një ish-president i cili është një kriminel i dënuar po kandidon për president”, shtoi presidenti demokrat gjatë një mbledhjeje fondesh për fushatën përpara përballjes së tyre më 5 nëntor.

“Sado shqetësuese të jetë kjo, sulmi i tij i gjithanshëm ndaj sistemit të drejtësisë amerikane po bën edhe më shumë dëm”, vazhdoi Biden.

Sipas presidentit demokrat, Donald Trump do të përbëjë një kërcënim edhe më të madh për demokracinë amerikane nëse zgjidhet në nëntor. /abcnews.al

Read Previous

G7 mbështet planin e paqes të presidentit Biden për Gazën

Read Next

Vazhdon dëshminë në seancë të mbyllur dëshmitari i 70-të në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së