Bie një punëtor nga një lartësi në Han të Elezit

Një person derisa ishte duke punuar në një shtëpi në ndërtim e sipër ishte rrëzuar nga një lartësi dhe kishte pësuar lëndime i cili pas marrjes së ndihmës së parë në Ferizaj është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Sipas raportit të policisë ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 11:48, në Han të Elezit.

Siç thuhet në raport, sipas mjekut gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke punuar në një shtëpi  në ndërtim e sipër,  ishte rrëzuar nga një lartësi  dhe kishte pësuar lëndime i cili pas marrjes së ndihmës së parë në Ferizaj është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor dhe sipas mjekut gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Njësitë policore dhe inspektorët e punës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Read Previous

Për sigurimin e vaksinave do të angazhohet edhe ​Komisioni për Integrime Evropiane

Read Next

​Gjendet një person i vdekur në Prizren