Bie numri i personave që përfitojnë nga skema e pensioneve për veteranët e luftës

Numri i personave që përfitojnë nga skema e pensioneve për veteranët e luftës ka shënuar rënie në tre mujorin e dytë të këtij viti.

Sipas statistikave të ASK, në muajin qershor 37 mijë e 892 veteran kanë marrë pension.

Në muajin maj 38 mijë e 191 persona kishin marr pension të veteranit. Ndërsa numri më i madh i personave që kanë marr pension të veteranit ka qenë në shkurt, 38 mijë e 295 persona.

Komuna me më së shumti veteran është Deçani. Në këtë qytet, 4 054 persona marrin pensionin e veteranit të luftës.

/IndeksOnline/

Read Previous

Persona të panjohur çojnë pa shenja jete një 20 vjeçare në spitalin e Ferizajt dhe ikin nga vendi i ngjarjes

Read Next

Kina rrezikohet nga përmbytje të jashtëzakonshme