Rënia e të të infektuarve me koronavirus në nivel vendi, ka ndikuar që edhe në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” të bie numri i personave që kërkojnë hospitalizim. Drejtori i këtij insitutcioni shëndetësor, Hilmi Shala tha se nga 90 pacientë që kishim dy javë më parë tani numri rënë në 54 pacientë të hospitalizuar dhe në gjendje e tyre shëndetësore është e mirë.https://www.syri-vision.tv/
Shala tha se kjo rënie e rasteve aktive është si një gjë e mirë që vie si pasojë e masave të fundit të qeverisë së Kosovës si dhe faktorët të tjerë janë edhe imunizimi i popullatës.https://www.syri-vision.tv/
Bazuar në statistikat zyrtare të Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës në komunën e Gjakovës dje kanë dalur 7 raste aktive. Ndërsa në nivel vendi numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej rreth 95 mijë raste. E nëse përgjegjshmëria e qytetarëve do të shkojë paralel me imunizimin maji pritet të jetë një muaj që do të shënojë ulje të mëtejshme të rasteve.https://www.syri-vision.tv/