Vazhdon trendi i rënies së numrit të pacientëve që po kërkojnë hospitalizim në kuadër të klinikave COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme. Një rënie të ndjeshme të rasteve pozitive ka pasur edhe në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i këtij institucioni, Hilmi Shala i cili tha se nga 36 pacientë që po trajtohen për virus, 22 janë pozitiv.
Por fluks të madh të pacientëve po ka në repartet e tjera. Ndërsa vetëm në muajin prill janë kryer 173 operacione, prej tyre 45 kirurgji , 26 Ortopedi , 21 Urologji, 1 ORL , 16 Oftalmo, 64 Gjinekologj, tha Shala.
Bazuar raportet e datës 8 maj nga të gjitha njësitë që trajtojnë pacientë në COVID në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 414 pacientë, 297 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 28 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 307 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.