Bien eksportet shqiptare drejt SHBA-së

Eksportet shqiptare drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës shënuan rënie në vlerë gjatë vitit 2024, krahasuar me vitin 2023.

Referuar statistikave të publikuara nga INSTAT mbi tregtinë e jashtme, eksportet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës llogariten gjatë kësaj periudhe 7 miliardë lekë, nga 9,7 miliardë lekë që ishin në 2023-shin.

Ndërkohë, importet nga SHBA shënuan rritje. Sipas të dhënave, importet llogariten 20,5 miliardë lekë gjatë vitit 2024, nga 17,3 miliardë lekë që ishin në 2023-shin.

Shqipëria eksporton drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës një gamë të gjerë produktesh, kryesisht produkte ushqimore, bimë mjekësore dhe metale.

Madje, Shqipëria konsiderohet një tregtues i rëndësishëm i bimëve mjekësore në tregun amerikan. Rritja e eksporteve është favorizuar edhe nga heqja e taksës doganore.

Që prej vitit 2012, Shqipëria ka hyrë në listën e 128 vendeve që mund të përfitojnë nga një sistem preferencial që eliminon taksën doganore për një listë të gjatë produktesh. /ATSH/

Read Previous

Eurostat: Inflacioni në eurozonë arrin në 2.5 përqind në janar

Read Next

A ka frikë për shpërthimin e vullkanit në Santorini?