Para disa jave kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama në llogarinë e tij në Facebook e bëri të ditur vendimin për biletat ndërurbane të cilat sipas këtij vendimi do duhej të inkorporoheshin falas në bileta gjithëditor për transportin urban në kryeqytet.
Mirëpo sa janë të informuar qytetarët për këtë vendim?
Qytetarët i kanë thënë rtv21 se nuk kemi informacione.
Moszbatimi i vendimit të kryetarit të Prishtinës, shihet edhe nga përgjigjja e konduktorit.
Sipas ekspertit për digjitalizim dhe telekomunikacion në komunën e Prishtinës, Luftar Braha, ankesat në lidhje me këtë vendim nuk kanë munguar, por operatorët të cilët janë në kontratë me komunën janë të informuar.
“Ne kemi marr ankesa te ndryshme prej qytetareve, kryesisht kanë qenë ankesa që vijnë prej zonave të ndryshme të qytetit që nuk kanë lidhje me stacionin e autobusave. Operatorët tonë të cilat janë në kontrate me komunën dhe trafiku urban janë të informuar për vendimin e kryetarit dhe po ashtu janë të informuar për praktikat se si të zbatohen në fazat e para ku të gjithë udhtarët që vijnë me transportin ndërurban të mund të hipin në vendndalje të stacioni i autobusëve dhe në Lakrishtë duke i prezantuar biletat e transportit ndërurban gjithmonë duke i procesuar dhe aty do bëhet shkëmbimi i biletave me bileta të transportit urban”, tha Braha për rtv21.
Sipas Brahës, për operatorët që nuk e përfillin vendimin do të merrën masa deri në pezullim e licenses.
“Varësisht prej ankesave varesisht prej rasteve sigurisht që ka edhe masa varësisht edhe prej kontratave që kemi me operatorët munden me u marr masa deri edhe në pezullim të licensave”, tha ai.
Ndërsa për zgjidhjen e këtij problemi Braha tha se duhet të bëhet konvertimi i biletave brenda stacionit të autobusëve e jo ne vendndalimet e tjera.
“Hapi i radhës i këtij vendimi është se secilit bileta t’iu konvertohen brenda stacionit të autobusëve jo me në pikat e vendalimeve në Lakrishtë apo diku tjetër po brenda në pika e sportelet të stacionit të autobusëve ku do të prezantohet bileta dhe te konvertohet në biletë. Po ky është hapi që pritet të realizohet shumë shpejt”, tha ai.
Se a do të mbetet thjeshtë një premtim i kryetarit të Prishtinës, apo udhëtarët do të udhëtojnë sipas vendimit të dhënë, mbetet të shihet në vazhdim./RTV21/21Media